Live

Shtohen rastet me kancer në Shqipëri, rreth 15 pacientë konsultohen për kimioterapi çdo ditë

23:33 / 04 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Sëmundjet tumorale vazhdojnë të shtojnë numrin e pacientëve në radhët e tyre.

Në vitin 2024, në vendin tonë u regjistruan rreth 4 mijë raste me të gjitha llojet e tumoreve. Shifrat më të larta ishin për kancerin e gjirit tek gratë dhe të mushkërive tek meshkujt.

 “Gjiri prek gratë nga mosha 20 e ca vjeç deri në 90 vjeç . Nëse risku për një grua është 1 në 400 gra me rritjen e moshën në 70 vjeç shkon 1 në 12, kanceri pulmonary, duhanpirja dhe koha e duhanpirjes kanë impakt në shfaqjen”,-tha Anila Pema, mjek onkologë.

15 paciente çdo ditë konsultohen në shërbimin e kimioterapisë për mënyrën e trajtimit të sëmundjes.

 “Në kimio terapi bëhen 14-15 vizita çdo ditë që konvertohen në afro 3000 konsulta kimioterapie në vit një pjese janë paciente që e kanë kapur hershëm dhe vazhdojnë me mjekim dhe s’ka nevojë për kimio sikundër disa janë pacientë që kanceri është rikthyer”, – tha mjekja Anila Pema.

Sipas mjekëve, sëmundjet tumorale, jo vetëm por rriten por ato po hasën gjithmonë e më shumë tek moshat e reja. Veç gjenetikes, faktorët janë të shumtë.

“Ka dhe faktorë ambiental, stili i jetesës, ushqimet ndotja këto janë element që janë vlerësuar në botë, por dhe stresi duhanpirja”

Disa pacientë, shkojnë vonë tek mjeku, duke mos I shpëtuar fundit fatal, por si dhe kur jemi në kohë për të parandaluar.

“Kanceri i qafës së mitrës në vlerësimin e paptestit, kanceri i kolonit në moshën 50 vjeçare , kanceri pulmonary me anë të një skaneri , për ata që vuajnë nga duahnpirja, mamografi për kancerin e gjirit pas moshën 40 vjeçare”,-tha mjekja.

Sipas të dhënave të OBSH, 1 në 4 persona në Evropë janë të predispozuar për të bërë kancer, ndaj fokusi është tek parandalimi dhe kapja e hershme.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...