Reagimet ndaj komenteve të Donald Trump për një “marrje” të Rripit të Gazës po vazhdojnë të vërshojnë, ndërsa tashmë ka reaguar edhe Mbreti i Jordanisë Abudullah II.
Në një deklaratë zyrtare thuhet se ai ka kundërshtuar çdo përpjekje për të zhvendosur palestinezët.
“Madhëria e tij theksoi nevojën për t’i dhënë fund aktiviteteve të vendbanimeve, duke shprehur kundërshtimin e çdo përpjekjeje për aneksimin e tokës dhe zhvendosjen e palestinezëve në Gaza dhe Bregun Perëndimor, duke bërë thirrje për të siguruar qëndrueshmërinë e palestinezëve në tokën e tyre”, thuhet në deklaratë.
Mbreti më tej bëri thirrje për përpjekje më të mëdha ndërkombëtare për të ruajtur armëpushimin dhe për të rritur reagimin humanitar në zonë.