Live

Ngjarje tronditëse në Gjermani- Nëna vret dy djemtë e saj e pastaj edhe veten

19:49 / 05 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Gjermania është tronditur mbrëmjen e së mërkurës nga një krim në familje, pasi tre trupa të pajetë janë gjetur në një shtëpi në Villingen-Schwenningen.

Policia beson se kemi të bëjmë me një tragjedi familjare. Një grua 45-vjeçare mësohet se ka vrarë fillimisht dy djemtë e saj dhe më pas veten, sipas BILD.

Ka qenë kryefamiljari 45-vjeçar ai që ka gjetur të pajetë në banesë mbrëmjen e së martës bashkëshorten e tij dhe dy djemtë, 14 dhe 16 vjeç.

Oficerët gjetën një thikë, e cila dyshohet të jetë arma e vrasjes. Sipas hetimeve fillestare, nëna ka vrarë fillimisht dy adoleshentët dhe më pas veten.

Departamenti i Hetimeve Penale ka nisur hetimet e mëtejshme duke marrë fillimisht në pyetje fqinjët në lagje, ndërkohë që ekipi i mjekësisë ligjore po siguruan prova.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...