Një gjykatës federal ka shtyrë afatin për punonjësit federalë për të pranuar të ashtuquajturën “ofertë të dorëheqjes” të administratës Trump, ndërkohë që gjykatat verifikojnë ligjshmërinë e saj.
Qeveria do t’u dërgojë një njoftim punonjësve, duke i informuar se afati i së enjtes është pezulluar
Kujtojmë se sot, një zyrtar i administratës Trump, i njohur me këtë çështje tha se të paktën 50,000 njerëz kishin vendosur të pranonin ofertën. Oferta iu bë rreth dy milionë punonjësve.
Zyra e Menaxhimit të Personelit paralajmëroi se ata që nuk zgjedhin janë në rrezik të humbasin punën e tyre. Administrata po planifikon shkurtime të gjera së shpejti, thanë dy zyrtarë të administratës Trump për CNN.
SONDAZH
![Loading ... Loading ...](https://kosovalive.net/wp-content/plugins/wp-polls/images/loading.gif)