Një avion i vogël është rrëzuar në shtetin rus këtë të enjte.
Sipas raportimeve të mediave lokale, avioni ishte i modelit Tecnam P-2002JF Sierra dhe ra pranë aeroportit Myachkovo të Moskës.
Si pasojë e këtij incidenti, humbën jetën 2 persona përfshirë ish pilotin ushtarak Vitaly Kiyashko.
“Ish-piloti ushtarak Vitaly Kiyashko, i cili ishte një instruktor fluturimi, ishte në mesin e dy personave të vrarë në aksident. Personi tjetër në bord, i cili gjithashtu humbi jetën në aksident, ishte gjithashtu një instruktor fluturimi”, shkruajnë mediat ruse.
SONDAZH
![Loading ... Loading ...](https://kosovalive.net/wp-content/plugins/wp-polls/images/loading.gif)