Live

Liverpool shkatërron Tottenhamin në ndeshjen kthyese, kualifikohet në finale të Kupës së Ligës

23:41 / 06 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Liverpool ka vazhduar me performancën e shkëlqyer duke e deklasuar Tottenhamin në ndeshjen kthyese të EFL Cup, me rezultat 4-0, të enjten mbrëma në ‘Anfield’ dhe me rezultatin e përgjithshëm prej 4-1, ‘The Reds’ kalon në finalen e kësaj garë angleze.

Skuadra e Liverpoolit edhe në duel me ‘Spurs’ ka bërë një superparaqitje duke qenë ekip dominues në terren dhe duke shënuar katër gola.

Gapko (34’), Salah (51’ nga penalltia), Szobosziai (75’) dhe Van Dijk (80’), shënuan për fitoren e Liverpoolit e cila në finale do të ndeshet me Newcastle-n që mbrëmë e eliminoi Arsenalin.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...