Disa prej banorëve të Big Brother VIP Albania kanë diskutuar dhe kanë bërë plane strategjike për nominimet, duke thyer një nga rregullat kryesore të lojës që ndalon bisedat rreth nominimeve.
Gerta, Loredana dhe Aldo janë kapur në momentin kur diskutonin se cilët banorë duhet të nominohen në rast se ata do të përballeshin me Kutinë e Pandorës, një mundësi që mund të sjellë të drejtën për të nominuar disa banorë direkt.
“Pas një pandore, duhet Gjestin, Rozin dhe Eglin, dhe del Egli nga shtëpia direkt. Këta të tre duhen në atë pandorë”, thotë Gerta.
Ky moment ka shkaktuar menjëherë shqetësime tek ndjekësit e spektaklit, pasi thyerja e këtij rregulli mund të ketë pasoja për banorët që janë kapur në këtë diskutim.
SONDAZH
![Loading ... Loading ...](https://kosovalive.net/wp-content/plugins/wp-polls/images/loading.gif)