Së paku dy njerëz vdiqën të premten, pasi një aeroplan i vogël u rrëzua në një rrugë të ngarkuar me automjete dhe u përplas me një autobus në qytetin Sao Paulo të Brazilit.
Disa të tjerë pësuan lëndime.
Aksidenti ndodhi rreth orës 7 e 20 minuta të mëngjesit sipas kohës lokale në distriktin bregdetar, Barra Funda, raporton televizioni CNN.
Aeroplani i vogël i kompanisë “King Air” u nis nga aeroporti “Campo de Marte” të premten në mëngjes, por kulla e kontrollit e humbi kontaktin me aeroplanin disa minuta para rrëzimit.
Dy pasagjerë të aeroplanit u dogjën për vdekje dhe gjashtë të tjerë u lënduan, sipas Policisë Ushtarake. Shërbimet emergjente kundër zjarrit shpëtuan pesë njerëz, i tha televizionit oficeri i policisë ushtarake, Jefferson de Souza.
Në pamjet e publikuara në internet shihen flaka dhe tymi i zi duke u ngritur në qiell nga vendi i ngjarjes.
SONDAZH
![Loading ... Loading ...](https://kosovalive.net/wp-content/plugins/wp-polls/images/loading.gif)