Live

Izraeli liron sot 183 të burgosur palestinezë në këmbim të 3 pengjeve izraelitë

08:48 / 08 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Autoritetet izraelite kanë vendosur të lirojnë 183 të burgosur palestinezë brenda ditës, në këmbim të tre pengjeve që Hamasi po përgatit të lirojë në Rripin e Gazës.

Bëhet fjalë për “18 të burgosur të dënuar me vdekje, 54 të dënuar me dënime të rënda dhe 111 që u arrestuan në Gaza pas 7 tetorit 2023”, shpjegoi zëdhënësja Amani Sarahna.

Zyra e Kryeministrit izraelit dhe Forumi i Familjeve të Pengjeve konfirmuan se pengjet që do të lirohen janë Ohad Ben Ami, 56 vjeç, Eli Sarabi, 52 vjeç dhe Or Levi, 34 vjeç.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...