Toby Vogel nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit në Berlin ka deklaruar se Qeveria e ardhshme e Kosovës do të duhet të punojë më me përkushtim për t’i përmirësuar marrëdhëniet me BE-në.
Ai ka sugjeruar që Kosova të miratojë një qasje më diplomatike me aleatët e saj më të afërt, veçanërisht me Gjermaninë, e cila luan rol vendimtar në qasjen e BE-së ndaj Kosovës.
“Gjermania ka qenë shumë e afërt me Vuçiqin dhe lidershipin serb dhe ka zhvilluar lidhje gjithnjë e më të forta ekonomike me Serbinë. Pra, nuk ka asgjë që mund të Kosova për të balancuar këtë. Ajo nuk duhet të ketë iluzione por ta dijë se është më e dobët edhe politikisht edhe ekonomikisht, e edhe në aspektin diplomatik, por e gjithë kjo e bën më të rëndësishme këtë që të ketë marrëdhënie më të ngrohta dhe më korrekte diplomatike me aleatët kryesorë”, tha ai.
Vogel ka këshilluar Qeverinë e ardhshme të Kosovës që të shmangë çdo hap të pakoordinuar, sidomos kur bëhet fjalë për pjesën veriore të vendit.
Shfaqja e përmbajtjes dhe prioritizimi i zgjidhjeve diplomatike do ta forcojnë pozitën e Kosovës edhe në negociatat e saj me Brukselin edhe ato me Beogradin, thotë Vogel.
“Ka shumë pasiguri dhe lundrimi në këta ujëra të trazuar do të kërkojë shumë aftësi por unë mendoj se ka shanse dhe ato duhet të shfrytëzuar, ku një prej tyre është ndërrimi i udhëheqësve evropianë. Tani kemi një përfaqësuese të re të politikës së jashtme, e cila mbikqyr dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe ajo nuk është dashamirëse ndaj Rusisë apo ndikimit rus në Ballkan”, ka thënë Vogel për REL.
SONDAZH
![Loading ... Loading ...](https://kosovalive.net/wp-content/plugins/wp-polls/images/loading.gif)