Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për prestigjozen spanjolle, El Mundo, ka folur për shumë çështje, që nga armëpushimi në Gaza, tek protestat ndaj Vuçiqit në Serbi, afganët e vendosur në Shqipëri, zgjedhjet në Kosovë si dhe mundësinë e mbylljes së rrjetit TikTok në Shqipëri.
Derisa foli për afganët e vendosur në Shqipëri, kryeministri shqiptar tha se nuk do të ketë asnjë problem me ta.
“Nuk do të ketë asnjë problem me refugjatët afganë që jetojnë në Shqipëri. Nëse duan të qëndrojnë në vendin tonë, mund ta bëjnë këtë, nuk mund të kthehen në vendin e tyre dhe të ndalojnë dhunën. Këto nuk janë shifra të mëdha për ne, janë vetëm disa qindra njerëz”, u shpreh Rama.
Rama u ndal dhe të zgjedhjet e së dielës në Kosovë, duke u shprehur se nuk ka asnjë preferencë për fituesin, pasi me të gjithë ka një marrëdhënie të mirë.
Sa i përket protestave në Serbi ai theksoi se pushteti nuk mund të merret me dhunë dhe se sipas tij opozita serbe nuk duket më pro evropiane se sa Vuçiqi.
Në fund duke u ndalur te debati i madh mbi rrjetin social TikTok, ai i qëndroi idesë për mbylljen e tij përkohësisht në Shqipëri derisa platforma të përmbushë kërkesat e parashtruara nga qeveria.
SONDAZH
![Loading ... Loading ...](https://kosovalive.net/wp-content/plugins/wp-polls/images/loading.gif)