Live

Napoli bëhet gati për festë, formacionet zyratre ndaj Cagliarit

20:50 / 23 Maj 2025

Nga Kosova Live

Sonte do të mësohet Kampioni i ri i Italisë.

Napoli dhe Inter janë në garë të ngushtë ku sonte zhvillojnë ndeshjet vendimtare, shkruan IndeksOnline.

Skuadra napolitane, ku është pjesë edhe Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka më shumë gjasa, pasi është një pikë para Interit dhe me fitore do të shpallet kampion.

Po ashtu Napoli do ta fitoj titullin e katërt të Serie A edhe me barazim, por që Interi të mos fitonte ndaj Comos.

Formacionet zyrtare:

NAPOLI (4-4-2) Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Olivera, Spinazzola; Politano, Anguissa, Gilmour, McTominay; Lukaku, Raspadori.

CAGLIARI (3-4-2-1): Sherri; Zappa, Mina, Luperto; Zortea, Adopo, Makoumbou, Augello; Deiola, Viola; Piccoli.

Shpërndaje në

U Kopjua