Live

Tetëmbëdhjetë të plagosur në sulmin me thikë në Hamburg

07:52 / 24 Maj 2025

Nga Kosova Live

Disa persona kanë pësuar lëndime të rënda në një sulm me thikë në stacionin kryesor hekurudhor në qytetin gjerman të Hamburgut.

Policia e Hamburgut tha se 18 persona u plagosën në sulmin në Stacionin Qendror të qytetit verior rreth orës 18:00 sipas orës lokale, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv

Oficerët arrestuan një grua 39-vjeçare gjermane në vendngjarje.

E dyshuara mbetet në paraburgim dhe është planifikuar të paraqitet në gjykatë të shtunën. 

Shpërndaje në

U Kopjua