Pas përfundimit të sezonit 2024/2025 në Serie A, ku Napoli u kurorëzua kampion i Italisë, janë zgjedhur edhe më të mirët e vitit.
Napolitanët siguruan titullin pas fitores në xhiron e fundit ndaj Cagliarit me rezultat 2-0, duke mbyllur sezonin me 82 pikë – më shumë se ndjekësi më i afërt, Interi.
Pas përfundimit të javës së fundit, Serie A ka shpallur fituesit e çmimeve për pozitat më të mira në fushë:
Portieri më i mirë: Mile Svilar (Roma)
Mbrojtësi më i mirë: Alessandro Bastoni (Inter)
Mesfushori më i mirë: Tijjani Reijnders (Milan)
Sulmuesi më i mirë: Mateo Retegui (Atalanta)
Lojtari më i mirë i sezonit (MVP): Scott McTominay (Napoli)
Lojtari më i mirë U23: Nico Paz (Como)
Trajneri i vitit: Antonio Conte (Napoli)
The #SerieA MVPs! 🤩@EASPORTSFC @easportsfcit pic.twitter.com/ku7WqQuZCS
— Lega Serie A (@SerieA_EN) May 23, 2025