Në një video-adresim më 24 maj, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, njoftoi kthimin e 307 ushtarëve ukrainas nga robëria ruse, si pjesë e vazhdimit të procesit të shkëmbimeve të të burgosurve. Ai bëri me dije se brenda dy ditëve janë liruar gjithsej 697 ukrainas.
Zelenskyy theksoi se “ky shkëmbim është një moment i rëndësishëm dhe një mundësi për të bashkuar më shumë njerëz të lirë me familjet e tyre“.
Sipas tij, 273 ushtarë ishin kapur në rajonin e Donetskut, ndërsa pjesa tjetër në vitin 2022 nga zonat e Khersonit, Zaporizhzhisë, Kharkivit dhe Luhanskut.