Të paktën tetë persona janë vrarë dhe më shumë se 30 të tjerë janë plagosur në të gjithë Ukrainën nga sulmet me dronë dhe raketa ruse gjatë natës.
Siç njofton BBC, transmeton Klankosova.tv, katër vdekje u raportuan në rajonin perëndimor Khmelnytskyi të Ukrainës. Tre vdekje të tjera u raportuan në rajonin e Kievit dhe një në qytetin jugor të Mykolaiv.
Kjo vjen një ditë pasi Kievi pësoi një nga sulmet më të rënda që nga fillimi i pushtimit rus.
Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se njësitë e saj të mbrojtjes ajrore rrëzuan 95 dronë ukrainas mbi një numër rajonesh ruse, përfshirë Moskën, gjatë një periudhe katër-orëshe të shtunën në mbrëmje. Derisa, nuk u raportua për viktima.