Live

Ancelotti prezantohet si trajneri i ri i Brazilit

21:15 / 26 Maj 2025

Nga Kosova Live

Carlo Ancelotti edhe zyrtarisht është trajneri i ri i Brazilit.

Italiani mbajti sot konferencën e tij të parë si trajner i “Seleçaos”, i cili u shpreh i lumtur që mori drejtimin e 5-herë kampionëve të botës.

“Jam shumë i lumtur, shumë i emocionuar dhe mendoj se do të bëjmë një punë me shumë përgjegjësi. Falënderoj Federatën Kombëtare të Futbollit që më solli këtu, në Real Madrid , që më lejoi të negocioja transferimin. Jam shumë i lumtur, është një sfidë shumë e madhe. Gjithmonë kam pasur një lidhje me këtë vend. Është vërtet shumë i veçantë”, u shpreh Ancelotti.

Po ashtu në këtë konferencë ishte prezent edhe trajneri legjendar i “Seleçaos”, Luiz Felipe Scolari i cili i dorëzoi italianit xhaketën e famshme të bardhë të “Seleçaos”.

Shpërndaje në

U Kopjua