Live

Garë e ngushtë: Polonia voton sot në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

11:26 / 01 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Këtë të diel, në Poloni janë hapur qendrat e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, me dy kandidatët që ofrojnë vizione rrënjësisht të ndryshme për vendin të përfshirë në një garë të barabartë.

Gara vë përballë kryetarin e bashkisë së Varshavës, Rafał Trzaskowski, një figurë liberale pro-BE, kundër Karol Nawrocki-t, një historian konservator i mbështetur nga partia e krahut të djathtë Ligj dhe Drejtësi, shkruan NBC Neës.

Rezultati do të përcaktojë nëse Polonia do të vazhdojë në një rrugë nacionaliste apo do të kthehet më me vendosmëri drejt normave liberale demokratike.

Rafal Trzaskowski flet gjatë një tubimi zgjedhor më 29 maj 2025
Rafal Trzaskowski flet gjatë një tubimi zgjedhor më 29 maj 2025

Votimi filloi në orën 7 të mëngjesit sipas orës lokale dhe do të përfundojë në orën 9 të mbrëmjes, kur pritet një sondazh paraprak i Ipsos.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të shpallen të hënën.

Karol Nawrocki në një tubim fushate më 29 maj 2025 në Katowice, Poloni
Karol Nawrocki në një tubim fushate më 29 maj 2025 në Katowice, Poloni

Derisa, balotazhi vjen pas një raundi të parë të kontestuar më 18 maj, në të cilin Trzaskoëski fitoi pak mbi 31% dhe Nawrocki gati 30%, duke eliminuar 11 kandidatë të tjerë.

Fushata ka nxjerrë në pah përçarje të forta ideologjike.

Trzaskowski, 53 vjeç, ka premtuar të rivendosë pavarësinë gjyqësore, të lehtësojë kufizimet e abortit dhe të promovojë lidhje konstruktive me partnerët evropianë.

Kurse, Nawrocki, 42 vjeç, e ka pozicionuar veten si mbrojtës të vlerave tradicionale polake, skeptik ndaj BE-së dhe i lidhur me konservatorët amerikanë, përfshirë presidentin Donald Trump. 

Shpërndaje në

U Kopjua