Deputeti i betuar i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se bllokada 48 orëshe do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme të reja.
“Përsëritja e zgjedhjeve është gjëja e fundit që i duhet Kosovës”, u shpreh Mustafa pas dështimit të 29-të për të arritur konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Ai tha se Kosovës i duhet një Qeveri e Unitetit, propozim ky i ardhur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.