Live

Rama: Shqipëria nis procedurat për ta regjistruar flinë si trashëgimi kulinare

18:54 / 09 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se fli-ja është regjistruar si STG – Specialitet Tradicional i Garantuar, një status që synon të mbrojë recetën autentike të këtij gatimi tradicional shqiptar.

“Regjistrimi i FLI-së si produkt STG shënon hapin e parë drejt mbrojtjes dhe promovimit të saj si pjesë e trashëgimisë sonë kulinare”, ka shkruar Rama.

Me këtë hap, Shqipëria synon të ruajë identitetin e flisë si një prej pasurive më të veçanta të gastronomisë vendase

Shpërndaje në

U Kopjua