Live

Komuna e Prishtinës: Përjashtohet nga puna punëtori që ushtroi dhunë ndaj qenit në Strehimoren e Kryeqytetit

19:21 / 09 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Një incident i dhunshëm ndaj një qeni, i filmuar në ambientet e jashtme të Strehimores së Kryeqytetit dhe i shpërndarë së fundmi në rrjete sociale, ka shkaktuar reagime të shumta nga publiku.

Në një sqarim zyrtar, Drejtoria për Shërbime Publike bëri të ditur se personi që shihet në video nuk është punonjës i Strehimores, por një punëtor i kompanisë private të sigurimit që mbulon objektin.

Sipas njoftimit, pas verifikimeve të menjëhershme, ndaj punëtorit është marrë masa disiplinore e menjëhershme – ai është përjashtuar përfundimisht nga detyra nga ana e kompanisë së sigurimit.

Autoritetet theksuan se e konsiderojnë të papranueshëm çdo akt dhune ndaj kafshëve dhe janë të përkushtuara për respektimin e standardeve të mirëqenies së tyre. Po ashtu, u bë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo rast të ngjashëm, duke siguruar se çdo incident do të trajtohet me seriozitet dhe urgjencë.

Shpërndaje në

U Kopjua