Ministri i jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi ka thënë se vazhdimi i bisedimeve bërthamore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHB) është “i pajustifikueshëm”.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka thënë se negociatat me Shtetet e Bashkuara janë “të pajustifikueshme” mes sulmeve izraelite ndaj qyteteve iraniane.
Por Araghchi nuk konfirmoi se zyrtarët iranianë nuk do të marrin pjesë më në bisedimet bërthamore të planifikuara për këtë fundjavë midis ShBA-së dhe Iranit në Oman, raporton BBC, transmeton Periskopi
“Duke cituar mesazhet dhe deklaratat e presidentit të SHBA-së, Araghchi i konsideroi veprimet armiqësore të regjimit sionist si rezultat i mbështetjes së drejtpërdrejtë nga Uashingtoni dhe theksoi se vazhdimi i negociatave indirekte midis Iranit dhe SHBA-së në një situatë ku egërsia e regjimit sionist vazhdon është i pajustifikueshëm”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme iraniane, duke iu referuar një telefonate midis Araghchi dhe shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas”.