Flakë të mëdha kanë shpërthyer në fushën e gazit South Pars në Iran – fusha më e madhe e gazit natyror në botë – sipas raportimeve nga mediat shtetërore iraniane.
Pamjet video që qarkullojnë në rrjetet sociale dhe janë verifikuar gjeografikisht nga CNNtregojnë një zjarr të fuqishëm dhe shtëllunga tymi që ngrihen nga fusha e gazit në provincën jugore Bushehr të Iranit.
Sipas mediave shtetërore iraniane, fusha e naftës është goditur nga një sulm me dron izraelit.