Live

Konfirmohet vdekja e 53-vjeçarit në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, u godit nga një veturë

20:23 / 25 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Një 53-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur një makinë në rrugën Prishtinë – Mitrovicë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Mbështetur në informacionet fillestare, në aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësor dhe një automjet dhe si pasojë, këmbësori, mashkull, rreth 53 vjeç, ka humbur jetën”, tha Borovci, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Borovci u shpreh se njësia rajonale e trafikut rrugor bashkë me të gjithë mekanizmat relevantë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.

Shpërndaje në

U Kopjua