Një fëmijë 10 vjeçar ka vdekur dhe tre persona të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasdite në aksin nacional Memaliaj–Mallakastër, pranë kthesës së ish-minierës së qymyrgurit në Memaliaj, në Shqipëri.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, një Range Rover me targa shqiptare dhe një Mercedes Benz me targa ukrainase, në të cilin udhëtonin dy shtetas të huaj.
Dy prej të lënduarve ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit.
Sipas ABCNeës.al, policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.