Live

54 fëmijë notojnë nga Maroku në enklavën spanjolle, Ceuta

18:10 / 26 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Të paktën 54 fëmijë dhe rreth 30 të rritur notuan nga Maroku në enklavën spanjolle të Afrikës Veriore, Ceuta, në det të trazuar, raportoi televizioni spanjoll të shtunën.

Disa video të shfaqura në kanalin televiziv spanjoll RTVE treguan anije të Gardës Civile duke bërë përpjekje të përsëritura shpëtimi për të sjellë disa nga notarët në siguri, ndërsa të tjerët notuan drejt enklavës.

Fëmijët, të cilët ishin kryesisht marokenë, u dërguan në qendra të përkohshme në Ceuta, ku autoritetet kërkuan ndihmë nga qeveria qendrore në trajtimin e mbërritjeve të fundit, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua