Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar pas propagandës së VV për shkuarjen e FSK-së te Ujmani, ku do t’i anagazhohej në gjetjen e 33 vjeçarit.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kajtazi i quajti ‘nekrofila” Vetëvendosjen, duke i akuzuar se VV “e shtyu në vetëvrasje Astrit Deharin”.
“Qysh more kqyrni me perfitu nga vdekja e nje te riu?
Apo, mos kjo eshte platforma juaj e perfitimit politik mbi kufoma?”, ka shkruar mes tjerash ai.
Postimi i plotë:
Ketij soji te poshter politik ia kish pase lakmi edhe Joseph Goebbels. Qysh bre bahet nje propagande e tille?
Demek FSK ateroi ne veri te Kosoves, nderkohe falsifikojne edhe fotografi.
Ju jeni nektofila!
Sepse kqyrni me perfitu nga tragjedia e nje 33 vjeçari i cili u mbyt ne Ujmanin e çlituar.
Qysh more kqyrni me perfitu nga vdekja e nje te riu?
Apo, mos kjo eshte platforma juaj e perfitimit politik mbi kufoma?
Ju jeni te tille. Sepse keshtu e keni shty ne vetevrasje Astrit Deharin, per te perfituar nga vetevrasja e tij.
Horra!