Live

Avokatja Gashi-Bytyqi i reagon Osmanit: Bëre gabim, nëse cënohet siguria kombëtare është dashur të njoftohen shtetet e QUINT-it

19:52 / 05 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Avokatja, Fehmije Gashi-Bytyqi, i ka reaguar ashpër presidentes Vjosa Osmani, e cila tha se gjyqtari Radomir Llaban paraqet “rrezik për sigurinë kombëtare”. Sipas saj, konferenca për media e Osmanit sot “ishte veprim i çuditshëm”.

Gashi-Bytyqi për mes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës e mbron KFOR-i, AKI, FSK dhe Policia e Kosovës.

“Vjosa -presidentja e Republikës së Kosovës jam ndjerë krenare që ju jeni prijëse e jona, por një prononcim publik lidhur me gjyqtarin serb ne Gjykatën Kushtetuese te RK duke tronditur qytatarët tuaj është një veprim i çuditshëm.Sigurinë kombëtare te RK e mbron KFOR-i, AKI, FSK dhe Policia e Kosoves. Përkunder faktit që Kosova është e pavarur megjithatëmonitorimin pa rënë ne sy e bejnë 5 shtetet e QUINTIT: SHBA,Anglia,Franca,Gjermania dhe Italia) dhe nëse do cënohet siguria kombëtare e RK se pari është dashur të njoftohen subjektet e lartëshënuara , specifikisht SHBA dhe Anglia dhe vëmendja e pa ndar e Gjermanise e pastaj të dilshit si e para e vendit për këtë shqetësim”.
“Kush e njef diplomacinë botrore ky deklarim është qasje GAF ( GABiM) DIPLOMATIKE sepse për VAKUMIN ISTUTICIONAL përgjegjës që të vendos gjyqtari serb ne GJK janë pikerisht “ deputetët” e RK që për interesa egosite sakrifikuan popullin e tyre”, ka shkruar.

Shpërndaje në

U Kopjua