Live

“Kunati rreh kunatën”, rastet e dhunës familjare në rajonin e Pejës

08:04 / 13 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Dhuna në familje po vazhdon të mbetet shqetësuese në rajonin e Pejës.

Gjatë kësaj jave janë regjistruar dy raste të rënda, raporton gazetari korrespondent Valdrin Daci.

Ai tregoi se në Klinë, një burrë dyshohet se ka rrahur kunatën e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.

I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, tha Daci në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

Ndërkohë, në Istog, një burrë ka ofenduar rëndë motrën e tij dhe i ka kërkuar të largohet nga banesa.

Shpërndaje në

U Kopjua