Në Lipjan, policia ka shoqëruar një grua e dyshuar se disa muaj më parë kishte publikuar në rrjetet sociale një video ku shihej duke shtënë me armë zjarri.
Sipas raportit 24-orësh, thuhet se ngjarja ka ndodhur më 29 maj 2025, ndërsa arma e tipit pistoletë është sekuestruar nga policia, transmeton Klankosova.tv.
“Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.