Një zyrtar policor, jashtë orarit dhe në rroba civile, ka ndërhyrë për të parandaluar një mosmarrëveshje në fshatin Abri të Skenderajt, ku një person kishte nxjerrë armë zjarri dhe rrezikonte sigurinë e qytetarëve përreth.
Siç shkruhet në postimin në Facebook, polici arrestoi të dyshuarin dhe i konfiskoi armën, një pistoletë, e cila është sekuestruar si provë materiale, njofton Klankosova.tv.
“Lidhur me ngjarjen, janë iniciuar raste për dy vepra penale, “Armëmbajtës pa leje” dhe Kanosje” ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh”, shkruhet në postimin e policisë.
