Live

Aksident pas mesnate te ‘Bregu i Diellit’– dyshohet për një të lënduar rëndë

08:33 / 17 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnatës në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë, ku dyshohet se një i ri ka marrë plagë të rëndë.

Sipas pamjeve që ka siguruar Gazeta Kosovalive, në vendin e ngjarjes kishin arritur policia dhe autoambulanca.

Për shkak të këtij aksidenti, në këtë pjesë të qytetit ishin krijuar kolona të gjata dhe qarkullimi është vështirësuar dukshëm.

Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve zyrtare lidhur me shkaqet dhe pasojat e aksidentit.

Shpërndaje në

U Kopjua