Live

Digjet ndërtesa në pronësi të kandidatit të Listës Serbe për kryetar të Zubin Potokut

11:33 / 17 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Një ndërtesë është përfshirë nga zjarri në orët e para të ditës së sotme.

Ngjarja ka ndodhur në Uglare të Zubin Potokut.

Kjo është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëvendësdrejtori i Policisë për veriun Veton Elshani.

“Sot rreth orës 4:30 morëm informacion se zjarrfikësit po reagonin ndaj një zjarri që ndodhi në Uglare. Shtëpia, kati i parë i së cilës u dogj, ka shërbyer si shtypshkronjë e cila në këtë kohë nuk ishte funksionale. Nuk pati asnjë të lënduar, por u shkaktuan dëme materiale”, tha ai.

Elshani tha se kemi të bëjmë me një zjarr të qëllimshëm.

“Nuk ka të dyshuar, ndërsa Policia është duke u marr me rastin i cili trajtohet si zjarrëvënie”, theksoi Elshani për Klankosova.tv.

Klankosova.tv mëson se objekti është në pronësi të kandidatit të Listës Serbe për kryetar të Zubin Potokut, Millosh Peroviq.

Shpërndaje në

U Kopjua