Qytetarët e Ferizajt kanë shprehur shqetësimin për mungesën e shenjave dhe vijave të këmbësorëve në rrugët e qytetit, duke theksuar rrezikun për sigurinë e kalimtarëve.
Lidhur me këtë çështje, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM ka folur Albert Sahiti, drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave në Ferizaj.
Ai ka bërë me dije se procesi i shenjëzimit të rrugëve ka filluar dhe se punimet janë në javën e dytë.
“Sa i përket ankesave të qytetarëve për shenjat dhe vijat e këmbësorëve, jemi duke punuar për shenjëzimin e gjitha rrugëve dhe shtigjeve të biçikletave në gjithë komunën e Ferizajt.
Besoj se brenda një kohe të shkurtër të gjitha shenjëzimet do të përfundojnë, dhe do të jenë të gatshme nga java e ardhshme”, tha Sahiti, transmeton Klankosova.tv.
Ndiqni detajet e plota, në videon vijuese: