Një incident është raportuar të ketë ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së hënës në Mitrovicë të jugut, ku një person i panjohur ka tentuar të djegë një market.
Sipas raportit 24-orësh, ankuesi ka bërë të ditur se i dyshuari fillimisht ka thyer xhamin e objektit me një mjet të fortë, e më pas brenda ka hedhur një shishe molotov me qëllim të ndezjes së zjarrit, transmeton Klankosova.tv.
Në momentin e incidentit nuk ka pasur persona në objekt, ndërsa një kalimtar i rastit ka arritur ta lokalizojë zjarrin në kohë.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin”, thotë Policia.