Oda Ekonomike e Kosovës ka dorëzuar padinë kundër ZRrE-së në Gjykatën Supreme, për detyrimin e bizneseve që të dalin në tregun e lirë të energjisë.
Kjo u bë e ditur nga një postim i OEK-ut në Facebook ku shihet edhe padia.
Sipas një njoftimi së fundmi, kjo padi është ushtruar me qëllim të mbrojtjes së bizneseve, ekonomisë së Kosovës dhe mbrojtjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës si konsumatorë të fundit, kundër vendimit të padrejtë të ZRrE-së.
“Ne, si Odë Ekonomike e Kosovës, kemi besim se drejtësia do të vendoset në të mirë të bizneseve, ekonomisë së vendit dhe duke marrë për bazë interesin publik të shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftim, raporton Klankosova.tv.