Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës është caktuar që të nisë të mërkurën prej orës 11:00, me vetëm dy pika të rendit të ditës – zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit.
Të hënën u publikuar aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e seancës konstituive dhe zgjedhjes së kryeparlamentarit. Kushtetuesja ka dhënë arsyetimet se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur dhe brenda 30 ditëve, afat që nis të rrjedhë nga e marta.
Sipas aktgjykimit, kalimi në votim të fshehtë për të cilin insistonte Lëvizja Vetëvendosje nuk është mbështetur edhe nga subjektet tjera, rrjedhimisht kryesuesi është urdhëruar që nga seanca e radhës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës – procedimi i votimit të kryeparlamentarit.
Kushtetuesja në Aktgjykim nuk i përmend pasojat e mundshme juridike, nëse deputetët nuk e konstatojnë Kuvendin brenda afatit të përcaktuar.