Live

Sot varroset çifti bashkëshortor që vdiq si pasojë e aksidentit në Llapushnik

13:54 / 19 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Sot do të bëhet varrimi i Shemsi dhe Ajshe Gashit, çiftit bashkëshortor i cili vdiq mbrëmë si pasojë e aksidentit në Llapushnik.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerëve do të bëhet nga ora 19:00 te varrezat e Mëdha në Llapushnik.

Në këtë aksident tragjik, djali i tyre Fatlumi, mbeti i lënduar rëndë dhe po trajtohet në QKUK, raporton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua