Një tjetër aksident është shënuar sot në kryeqytet ku janë përfshirë dy vetura.
Si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore.
Zëdhënësi i policisë Enis Pllana, tha për Klankosova.tv rasti ka ndodhur rreth orës 16:30 në rrugën “Luan Haradinaj”.
“Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Luan Haradinaj në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë është lënduar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, tha Pllana për Klankosova.tv.