Live

LIVE: Pas aktgjykimit të Kushtetueses, Kuvendi vazhdon sot seancën për konstituim

10:38 / 20 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Kuvendi i Kosovës sot mban seancën e parë pas publikimit të aktgjykimit të plotë për bllokadën parlamentare, që përcaktoi 30 ditë për konstituimin e këtij institucioni.

Afati ka nisur të rrjedhë të hënën dhe kësisoj Gjykata Kushtetuese urdhëroi deputetët që të përfundojnë këtë proces.

Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë, ka të drejtën për të propozuar emrin për kryeparlamentar, i cili zgjedhet përmes votimit të hapur dhe se i njëjti kandidat votohet jo më shumë se 3 herë.

Kjo parti sipas të gjitha gjasave do të insistojë në emrin e Haxhiut, ndërsa ish opozita nuk ka treguar gatishmëri për t’i dhënë votë.

Klan Kosova do ta mbulojë seancën e sotme me një edicion special, që do t’i sjellë të gjitha zhvillimet.

Shpërndaje në

U Kopjua