Live

Arifi: Fëmijët e lindur në Suedi e flasin gjuhën shqipe më mirë se fëmijët në shtetet tjera (VIDEO)

21:30 / 20 Gusht 2025

Nga Kosova Live

A dallon mërgata shqiptare varësisht nga vendi ku jetojnë, është tema rreth së cilës po diskutohet sonte, në Rubikon të Klan Kosovës.

Mjeku shqiptar në Suedi, Rushit Arifi ka deklaruar se në këtë shtet integrimi është më i lehtë sesa në vendet tjera. Ndërsa sa u përket dallimeve, ai ka theksuar se dallimi më i madh që e ka vërejtur në mes mërgatës shqiptare, është se fëmijët e lindur në Suedi e flasin gjuhën shqipe më mirë sesa ata që kanë lindur në vendet tjera.

“Unë dallimin më të madh të diasporës së Suedisë me të tjerat, e vërejë tek gjenerata e dytë tek fëmijët që kanë lindë atje. Bindja jem personale, është se fëmijët që kanë lindur në Suedi e flasin gjuhën shqipe më mirë, se fëmijët shqiptarë në vendet tjera. Krejt kjo falë shkollimit, gjuha shqipe nuk është obligative por është lëndë shkollore në fillore, e cila llogaritet pastaj për poena për regjistrim në gjimnaz. Janë matematika, gjuha suedeze, anglishtja, fizikë, kimi edhe shqipja nëse don me zgjedhë. Kjo pastaj t`i ngritë poenët për regjistrim në gjimnaz. Në vend të gjuhëve të huaja e zgjedhin gjuhën shqipe se ua ngritë notën. Edhe mësuesit e shqipes janë të integruar në sistemin shkollimit suedez, janë të barabartë me suedezët”, tha Arifi në Rubikon.

Shpërndaje në

U Kopjua