Live

Sekretari Parlamentar Gjerman viziton Kosovën

13:54 / 21 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Ambasada Gjermane në Prishtinë ka bërë të ditur se Johann Saathoff, Sekretar Parlamentar i Shtetit pranë Ministrit Federal për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë, do të qëndrojë në Kosovë më 22 dhe 23 gusht 2025.

Të premten, Saathoff do të vizitojë iniciativën kryesore Inovacion dhe Parkun e Trajnimeve në Prizren (ITP), një projekt model i përkushtuar ndaj ndërmarrësisë, inovacionit, zhvillimit të bizneseve dhe përmirësimit të aftësive.

Në program është planifikuar një sesion informues dhe një vizitë në kompani. Kjo vizitë thekson angazhimin e vazhdueshëm të Gjermanisë për të nxitur rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunimin bilateral.

Pas vizitës në terren, do të mbahet një konferencë për shtyp në hapësirat e projektit, gjatë së cilës Sekretari Parlamentar i Shtetit do të mbajë një deklaratë dhe do të jetë në dispozicion për të përgjigjur pyetjeve nga përfaqësuesit e mediave.

Shpërndaje në

U Kopjua