Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, ia ka përcjellur një mesazh kryetarit aktual të Gjilanit, Alban Hysenit.
Haziri tha se mashtrimet dhe manipulimet do të përfundojnë më 12 tetor, transmeton Klankosova.tv.
Ai i dha mbështetje të fuqishme kandidatit të LDK-së Arbër Ismajlit.
“Mirë që i paska njoftu mësimdhënësit me obliginet ligjore ky i pari i ekzekutivit në Gjilan, i cili më 12 tetor do të ecë n’shpi, por i njëjti ligj vlen edhe për të gjitha kontratat me punë të pacaktuar (në vepër) numri i të cilave e kalon shifrën100 persona”, tha Haziri.
“Në anën tjetër, 46 punëtorët shëndetësorë, përfshirë mjekë e infermierë, të cilët janë të angazhuar me shërbime të jashtme në QKMF, janë pa paga tash e sa muaj. Po ashtu, mbi 300 persona me shërbime “për gjithçka” në NPL Tregu, po kalon muaji i dytë e akoma s’kanë marrë pagë”, theksoi ai.
“Ligji ju obligon të jeni i drejtë, por ju keni zgjedhur të jeni selektiv dhe polariues. Ke lënë pa rroga qindra familje në Gjilan dhe po vazhdon të mashtrojë dhe manipulojë si ‘o bir’ i shokëve të skutave politike. Kjo është e pafalshme”.
Reagimi i plotë i Hazirit:
‘O bir’ i shokëve të skutave politike që i lë pa paga qindra familje në Gjilan, mashtrimet dhe manipulimet përfundojnë më 12 tetor
Mirë që i paska njoftu mësimdhënësit me obliginet ligjore ky i pari i ekzekutivit në Gjilan, i cili më 12 tetor do të ecë n’shpi, por i njëjti ligj vlen edhe për të gjitha kontratat me punë të pacaktuar (në vepër) numri i të cilave e kalon shifrën100 persona.
Në anën tjetër, 46 punëtorët shëndetësorë, përfshirë mjekë e infermierë, të cilët janë të angazhuar me shërbime të jashtme në QKMF, janë pa paga tash e sa muaj. Po ashtu, mbi 300 persona me shërbime “për gjithçka” në NPL Tregu, po kalon muaji i dytë e akoma s’kanë marrë pagë.
Ligji ju obligon të jeni i drejtë, por ju keni zgjedhur të jeni selektiv dhe polariues. Ke lënë pa rroga qindra familje në Gjilan dhe po vazhdon të mashtrojë dhe manipulojë si ‘o bir’ i shokëve të skutave politike. Kjo është e pafalshme.
Me Arbërin, më 12 tetor këtyre punonjësve dhe të gjithë qytetarëve pa përjashtim do t’u kthehet diniteti!