Analisti Shenoll Muharremi i ka reaguar Lëvizjes Vetëvendosje pas mos-certifikimit të Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Muharremi tha se populli është lodhur nga propaganda e dobët e VV-së pasi sipas tij, po mundohen të thontë “këqyri këta me Listën Serbe, vetëm ne patriotë e këta janë tradhtarë”.
“Na lodhën qita me propagandë të dobët. Allahile a mendojnë që ju beson najkush ma? Po mundohen me thanë ‘këqyri këta me Listën Serbe’… ‘vetëm na patriota, e këta janë tradhtarë’. Çfarë budallakinash.. Po Nacionalizmi si paguan faturat në market, e as të rrymës”, shkroi Muharremi, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ai u shpreh se të jesh vetëm pak më patriot, s’e bllokon shtetin me muaj, e sipas tij, VV-ja po e trajtojnë qytetarin “si kafshë sa i përket inteligjencës”.
“Qysh nuk qëlluan të zgjuar për të mirë sa janë për injorancën e tyre që po na servojnë si ajo pllaka e prishur që përsëritet e vetëm bën zhurmë po nuk qet asnjë melodi e tingull të hajrit”, shkroi ai.