Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur mëngjesin e së premtes në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Rreth orës 5:20 policia është njoftuar se në rrugën ‘Konferenca e Bujanit’ për një vetaksident. Vetura ka goditur një shtyllë elektrike, derisa një person ka pësuar lëndime të rënda. Ai është transportuar në Spitalin e Pejës, ku ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”, tha Rugova.