Live

Petrit Kllokoqi ngjiti majën më të lartë në Evropë, rrëfen vështirësitë (VIDEO)

08:33 / 22 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, në emisionin “Ora Shtatë” foli rreth ngjitjes së tij në një prej majeve më të larta në Evropë, në atë të Mont Blanc.

Kllokoqi fillimisht tregon se si i erdhi dëshira për të kryer një aktivitet të tillë, e sebep iu bë pandemia, transmeton Klankosova.tv.

Ai thotë se gjatë pandemisë së Covid-19, ai u lidh më shumë me natyrën, ashtu si edhe shumë njerëz të tjerë.

Por sa i përket ngjitjes së majës më të lartë në Evropë, në Mont Blanc, Kllokoqi iu falënderua Zotit dhe e quajti bekim një arritje të tillë.

E për të dëgjuar historinë e tij dhe sfidat që pati gjatë ngjitjes në Mont Blanc, dëgjojeni përmes videos së mëposhtme:

Shpërndaje në

U Kopjua