Live

Prizren: Sulmoi fizikisht zyrtarët policorë, arrestohet i dyshuari

09:24 / 22 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Një person është arrestuar në fshatin Kobaj të Prizrenit, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Në raportin 24-orësh, thuhet se policët ishin në një asistencë të një institucioni, transmeton Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë të cilët ishin në asistencë të një institucioni. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua