Live

Albulena Haxhiu dorëzohet, s’do të jetë kandidate për kryeparlamentare

11:03 / 22 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, tha se sot emri i saj sot nuk do të propozohet për kryeparlamentare.

“Unë jo”, tha shkurt ajo kur u pyet nga gazetarët se kush do të jetë i propozuari nga LVV-ja për postin e kreut të Kuvendit.

Ndërkaq, Haxhiu tha se në seancë do të kuptohet se kush do të propozohet, raporton REL.

Zyrtarë të tjerë të LVV-së thanë më herët se në mbledhjen e grupit parlamentar, para nisjes së seancës, do të vendoset se kush do të kandidohet.

Shpërndaje në

U Kopjua