Deputeti i betuar i LDK-së, Lutfi Haziri pak para nisjes së seancës konstituive tha se nuk po shfrytëzohet e drejta për propozim të kandidatit për kryetar të Kuvendit.
“Uroj që me e kalu këtë klimaks politik partia e parë, dhe të arrijë një marrëveshje politike. Duhet të punohet shumë që të arrihet një marrëveshje politike”, tha tutje ai, transmeton Klankosova.tv.
Haziri po ashtu renditi të këqijat që për momentin Kosova i ka si pasojë e moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Ai shtoi se mosmenaxhimi i suksesit të zgjedhjeve të 9 shkurtit është një mallkim për Lëvizjen Vetëvendosje.