Live

Korenica: VV ka qenë lojtarja që dikur s’i ka pranuar kandidatët e ndryshëm, sot të tjerët s’ia pranojnë

12:47 / 22 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Ish-deputeti i VV-së, Visar Korenica ka diskutuar në “Speciale” të Klan Kosova rreth propozimeve të Vetëvendosjes për kryetar të Kuvendit të Kosovës, dhe mbajtjes së fshehtë të këtyre emrave.

Ai thotë se këtë e bëjnë që të mos iu humbet ekskluziviteti, derisa thotë se më parë ka qenë vetë LVV-ja që nuk ka qenë e pajtimit që të ndërrohen emrat e kandidatëve për kryeparalmentar, gjë që tani po e bën vet, transmeton Klankosova.tv.

“Po tentohet të mbahet ekskluzive, sepse i takon ekskluziviteti i subjektit të parë, prandaj as nuk pranojnë që të del emri, e as që të ketë ndonjë diskutim për një emër të mundshëm. E kanë prodhuar vet këtë situatë, kanë qenë vet lojtarët që dikur nuk kanë pranuar emra të ndryshëm, sot të tjerët nuk po ta pranojnë emrin që ti po e propozon. Prandaj them që opozita po kthehet si Vetëvendosja dikur”, tha Korenica.

Shpërndaje në

U Kopjua